Nafta dhe benzina nga kjo e premte në orën 18:00 do të blihet më lirë. Bordi i Transparencës ka marrë vendim që të ulë me 3 lekë çmimin e naftës dhe 1 atë të benzinës.
Për pasojë, 1 litër naftë do të shitet me 211 lekë nga 214 që ishte. Ndërsa 1 litër benzinë do të kushtojë 194 lekë nga 195 lekë që tregtohej më parë.
Bordi ka lënë të pandryshuar çmimin e gazit të lëngshëm, i cili do të vijojë të jetë 71 lekë për litër. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 118 lekë/litër.