Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës të jetë 255 lekë për litër, duke rënë me 3 lekë.
Ndërsa, çmimi i benzinës është 242 lekë/litri dhe i gazit me 83 lekë/litri.
Nëse i referohemi çmimeve të mëparshme benzina është rritur me 3 lekë, ndërkohë gazi nuk ka pësuar rritje.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 Qershor ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.