Aktualitet Meteorologët paralajmërojnë: Java e ardhshme do të jetë përvëluese, përgatituni për temperatura...

Meteorologët paralajmërojnë: Java e ardhshme do të jetë përvëluese, përgatituni për temperatura mbi 40 gradë

Nëse mendoni se me fundin e kësaj jave ikën i nxehti afrikan, gaboheni. Edhe fillimi i javës tjetër do të na sjellë temperatura të larta nën ndikim e valës afrikane.

Vendi do të përfshihet nga një valë e nxehtë që do të sjellë temperatura ekstreme në mesditë dhe rritje të temperaturave edhe në mëngjes.

Vlerat minimale do të shkojnë deri në 18 gardë celsius në zonat malore dhe mbi 20 gradë në zonat e ulëta.

Vlerat maksimale do të pësojnë rritje duke regjistruar pikun prej 40 gradë celsius në mesjavë, në Elbasan, Berat, Gjirokastër.

Sa i përket erës ajo thuajse nuk do të ndihet fare, sipas MeteoAlb.

Ashtu sikundër në Shqipëri dhe vendet e rajonit do të përfshihen nga vala e të nxehtit ku në Kosovë temperaturat do të kapin vlerat 35 gradë, megjithatë pasditen e mërkurës priten rrebeshe afatshkurta shiu sikundër dhe në Maqedoninë e Veriut.