Shtatë raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 5 raste u zbuluan në Tiranë, 1 në Krujë dhe 1 në Kukës.
Rasti në qytetin verilindor është i importuar në qendrën karantinë të këtij rajoni.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 789. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 31 qytetarë deri më tani.
Edhe numri i të shëruarve është rritur dhe ka shkuar në 519. Aktualisht në dy spitalet po marrin trajtim 31 qytetarë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:
Tiranë 90
Shkodër 20
Krujë 89
Fier 1
Kurbin 24
Korçë 1
Elbasan 2
Kukës 5
Lezhë 1
Lushnje 1
Mirditë 2
Berat 2
Mat 1