Bie numri i viktimave dhe të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit, është shënuar vetëm një i vdekur. Viktima është një qytetare nga Fieri 55-vjeçare.
Rastet e reja- Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1796 testime që janë kryer në total në 24 orët e fundit, kanë rezultuar të infektuar 328 qytetarë.
115 raste pozitive janë në Tiranë, 26 në Durrës, 24 në Vlorë, nga 17 qytetarë në Lushnje, Fier, 14 në Berat, 9 në Elbasan, nga 8 qytetarë në Sarandë, Shkodër, nga 6 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, Krujë, Kukës, nga 4 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Shijak, Kuçovë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Mat, Kamëz, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Tepelenë, Korçë, Dimal, Peqin, nga 1 qytetar në Patos, Vorë, Mirditë, Has.
Janë 6382 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Situata në spitale- Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 383 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,238 që nga fillimi i epidemisë.