Aktualitet Ulet sërish numri i rasteve të reja me Covid

Ulet sërish numri i rasteve të reja me Covid

Numri i të prekurve nga Covid-19 prej disa ditësh vijon të jetë në ulje.

Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 577 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 26 qytetarë.

Rastet e reja janë në këto bashki: 8 në Tiranë, 6 në Fier, 5 në Gjirokastër, 1 në Kukës, Mirditë, Kavajë, Vlorë, Selenicë, Delvinë, Skrapar.

Janë 793 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv.

Janë shëruar 52 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,411 që nga fillimi i epidemisë.