Aktualitet Dita e gjashtë e protestave kundër rritjes së çmimeve

Dita e gjashtë e protestave kundër rritjes së çmimeve

Qytetarët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve në vend. Kjo është dita e 6 e protestave në Shqipëri që kanë nisur pas rritjes së çmimit të naftës.

Sot, protesta ka pasur një numër më të vogël pjesëmarrësish, krahasuar me manifestimin e të së shtunës.

Njësoj si ditët e tjera, protestuesit mbanin pankarta të ndryshme në duar.

Protesta janë zhvilluar edhe në qytetet e tjera të vendit.

Më herët, në një takim me pensionistët, kryeministri Edi Rama u shpreh se edhe nëse zgjat 4 vjet protesta nuk do të ketë një ulje të taksave për karburantin.