Sport Ultimatum ndaj UEFA-s, Gjykata e Madridit kërkon anulimin e sanksioneve për Superligën

Ultimatum ndaj UEFA-s, Gjykata e Madridit kërkon anulimin e sanksioneve për Superligën

Në fillim një paralajmërim dhe tashmë ultimatum me një afat të përcaktuar. UEFA do të ketë pesë ditë kohë për të anuluar sanksionet, të cilat ka deklaruar se do të marrë për klubet që vendosën të themelonin Superligën e Europës.

Është Gjykata e Madridit ajo që i kërkon edhe njëherë tjetër organit më të lartë të futbollit në Europë, të tërhiqet nga vendimet që ka marrë për Juventus, Barcelonën dhe Realin e Madridit. Të tre këto klube që themeluan projektin, për momentin janë të pezulluara nga UEFA. Për këtë arsye, Aleksander Ceferin, nëse brenda 5 ditëve të ardhshme nuk bën prapakthehu, atëherë gjykata spanjolle ka bërë me dije do ta ndjekë UEFA-n penalisht.

Për këto klube ekziston edhe një gjobë prej 100 milionë eurosh në rast mungese të impenjimit në aktivitet e UEFA-s. Kërkesat e gjykatës madrilene vijnë në bazë të pretendimeve për shkelje të lirisë së konkurrencës dhe organizimit të aktiviteteve futbollistike profesioniste në unionin europian.

12 klube konfirmuan prezencën e tyre në Superligën Europiane prania e tyre nuk zgjati më shumë se 48 orë pas presioneve të ndryshme duke nisur tifozët e deri te qeveritë e vendeve të ndryshme. Vetëm Juventus, Real dhe Barcelona nuk janë tërhequr ende zyrtarisht nga projekti i Superligës.