Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin për interes publik të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Rikonstruksion i rrugës unaza Patos”, në bashkinë Patos.
Sipas këtij vendimi, shpronësimi do të bëhet në favor të bashkisë Patos dhe pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet do të kompensohet në vlerën 620 939 lekësh.
Fondi i shpronësimit do të përballohet nga të ardhurat e bashkisë Patos.
Po ashtu, vendimi parashikon që Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe kalimi i pronësisë, për pasuritë e shpronësuara.