Aktualitet Unaza e Re, dyshohet për një pako me lëndë plasëse

Unaza e Re, dyshohet për një pako me lëndë plasëse

Sipas informacioneve të policisë, tek rrethrrotullimi i dytë i Unazës së Re është gjetur një pako ku dyshohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese.

Pakoja gjendet në asfalt, në anë të bordurës.

Forcat e rendit kanë rrethuar perimetrin, ndërkohë që në vendngjarje po shkojnë ekspertët e repartit antieksploziv të Reneas.