Kuriozitete Unazat e Saturnit janë krijuar kur zhdukeshin dinozaurët në Tokë

Unazat e Saturnit janë krijuar kur zhdukeshin dinozaurët në Tokë

Unazat e Saturnit janë më të reja nga se parashikohej, kanë lindur 100 milionë vite më parë, kur në Tokë zhdukeshin dinozaurët, sipas një zbulimi të botuar në revistën “Science”, të koordinuar nga Universiteti “Sapienza” në Romë dhe i financuar nga Agjencia Hapësinore Italiane (ASI).

Ky studim bazohet në të dhënat e marra nga sonda “Cassini” që është zhytur ishte futur në atmosferën e planetit në kuadër të një misioni të përbashkët të Nasa, Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA) dhe të ASI.

Në fakt, unazat e Saturnit janë shumë më të reja se sa planeti i tyre, që është krijuar rreth 4,5 miliardë vite më parë.

Madje të dhënat e mbledhura nga “Cassini” ka dhënë informacione të çmuara mbi erërat e Saturnit, që fryjnë me një shpejtësi prej 200 metrash në sekondë dhe hyjnë deri në 9 000 kilometra në thellësi të këtij planeti të gaztë, ndërsa ato të Jupiterit ndalojnë në 2 000 kilometra thellësi.

Risi tjetër që vinte nga këto të dhëna është edhe bërthama e Saturnit, që zë 15% të planetit, me një mase prej 15 deri në 18 herë më të madhe se sa ajo e Tokës dhe që përbëhet nga elemente të rënda. Një e dhënë shumë e rëndësishme për përbërjen e Saturnit dhe të hënave të tij.

Në përfundim, mbetet ende një hipotezë, origjina e unazave të tij. Një prej më të pranuarave flet për një kometë që është përplasur me një prej hënave të Saturnit duke e shpërbërë krejtësisht atë./Ata