Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tha mbrëmjen e së enjtes në “Opinion” se në mënyrë absolute nuk komunikon me Presidentin Meta për politikë.
“Unë nuk bëj politikë me Ilir Metën, unë bëj dashuri me Ilir Metën, se burrë e grua jemi”, tha Kryemadhi në përgjigje të komentit të analistit Mustafa Nano, i cili tha se nuk i pëlqen “pingpongu” i Presidentit me kryetaren e LSI-së, që janë edhe burrë e grua.
Fevziu: A keni folur me presidentin për këtë krizë?
Kryemadhi: Zoti Fevziu ju i keni më shumë shanset për të folur për Krizën. Për politikë komunikimi është zero, si bashkëshortë flas për fëmijët. Si kryetare e LSI asnjëherë. Sot LSI ndihet më e shëndetshme e më përpara.
Unë nuk bëj politikë me Ilir Metën, bëj dashuri. Sot jam unë kryetarja e LSI, i marr unë vendimet.