Edhe nëse ndodheni në një tavolinë të mbushur me birra, baret në Budapest të mbushura me turistë kanë një koktej që është konstant për kryeqytetin hungarez. Pothuajse gjatë gjithë natës baristi do të shpërndajë të njëjtën pije. Ky lëng me ngjyrë qelibari quhet Unicum dhe daton që në fund të shekullit të 18-të, duke u konsideruar si një nga pijet më të nderuara kombëtare në Hungari. Ashtu si një uiski tjetër i mirë hungarez, Unicum shijohet si një aperitiv.
Prodhuar nga kompania e pijeve Zwack në Budapest, është një liker bimor që përfshin një përzierje të më shumë se 40 bimëve.
Sipas ambasadorit të markës Unicum, Csaba Gulyás, kjo pije është më e butë sesa Fërneti, por më e fortë se Jägermeister, dhe ka një shije të hidhur që rritet në çdo gllënjkë. “Është një lloj pije që nuk është e lehtë ta shijosh që në herën e parë, por kjo pengesë kalohet dhe bëhet pija juaj e preferuar”, thotë Gulyás.
Historia sesi ka lindur kjo pije është akoma e turbullt, por dihet se ajo ka një origjinë bimore.
E gjitha ka filluar në vitin 1790, kur sundimtari i Habsburgit Jozef II, perandor i Perandorisë së Shenjtë Romake, pësoi një sulm dispepsie dhe Dr. Zwack, doktor mbretëror përgatiti një ilaç bimor për të.
Pasi e piu atë, sundimtari Jozef thirri me zë të lartë: “Dr. Zwack, kjo pije është unike”. Eliksiri “unik” më pas u përhap në masë dhe kompania Zwack u themelua në vitin 1840 nga József Zwack, një pasardhës sipërmarrës i doktorit vizionar.
Në vitin 1895, Zwack prodhoi mbi 200 likere dhe i eksportonte ato. Disa gjenerata të familjes Zwack e kanë udhëhequr gjithmonë biznesin dhe dy nga personazhet e tij më të rëndësishme janë vëllezërit Bela dhe János, të cilët ishin në krye të kësaj kompanie gjatë viteve më të vështira të kësaj kompanie.
Vitet ’30 ishin një epokë turbulence pas ndalimit nga Shtetet e Bashkuara, duke çuar në një ulje të kërkesës për produktet Zwack. Gjatë Luftës së Dytë Botërore fabrika u shkatërrua dhe më vonë komunizmi e detyroi kompaninë të shtetëzohej. Megjithatë, Zwacks zgjodhi një plan, duke krijuar një recetë të rreme për komunistët.Pas rënies së komunizmit në vitin 1989, Zwacks blenë kompaninë e tyre dhe receta e vërtetë dhe dehëse Unicum u pranua. Biri i János Péter e rilindi pijen në vend dhe jashtë tij.
“Secili ka një histori personale me Unicumin, ka një përmbajtje shpirtërore dhe është pa kohë, mbijeton në historinë tonë”, shpjegon Gulyas.
“Unicum është historia e Hungarisë politikisht dhe shoqërisht, nga Perandoria Habsburg deri në ditët e sotme, duke pasur në këtë mënyrë një vend të veçantë në zemrat e hungarezëve”.
“Unicum i bashkon familjet, hungarezët nuk pinë Unicum vetëm në raste të veçanta: është një simbol i unitetit”, shprehet Ferenc Varsányi, partner i kompanisë.
Ka më shumë gjasa që të konsumohet në temperaturë dhome, por Varsányi preferon ta pijë “duke e lënë atë të pushojë për një kohë në mënyrë që ta shijojë më shumë aromën e saj”.
Ajo gjithashtu mund të shijohet edhe e ftohtë, direkt nga frigoriferi. Kjo pije vjen në dy variante: Szilva dhe Riserva.
“Ne e rekomandojmë këtë pije për mysafirët tanë, të cilët dëshirojnë të përjetojnë Hungarinë edhe me shijet e saj klasike”, thotë baristi Attila Farmasi.