Sport Uragani Mbappe mposht Juventusin, Milan ngec në Austri

Uragani Mbappe mposht Juventusin, Milan ngec në Austri

Në përplasjen e parë në Champions League mes Juves dhe PSG, skuadra pariziene ka thyer një tabù: për herë të para ka mundur bardhezinjtë, në tentativën e nëntë në kompeticionet europiane.

Kylian Mbappe i mjaftoi PSG për të mposhtur Juventusin me rezultatin 2-1, në ndeshjen e parë të grupit H në Champions League.

Sulmuesi francez shënoi dy gola në minutën e 5 dhe 22, ndërkohë që për bardhezinjtë shkurtoi diferencën McKennie, në minutën e 53-të.

Ndërkohë, Milan nuk shkoi më shumë sesa një barazim 1-1 ndaj Salzburg, në Austri. Okafor kaloi në avantazh vendasit, në minutën e 28, ndërkohë që për kuqezinjtë barazoi Saelemakers, në minutën e 40. Në fundin e takimit, shtylla nuk lejoi Leaon që të shënonte golin e fitores për Milanin.

Në grupin E, kryeson në mënyrë surprizë Dinamo e Zagrebit, që mposhti Chelsean 1-0, në ndeshjen debutuese të Armando Brojës në Champions League.