Kreu i inteligjencës britanike, Jeremy Fleming, ka deklaruar se trupat ruse në Ukrainë janë të demoralizuar, pa pajisjet e nevojshme dhe po refuzojnë t’i binden urdhrave”.
“Është e qartë se Vladimir Putin po e vlerëson keq situatën. Po shohim se ushtarët rusë janë pa armë dhe me moral të ulët, po sabotojnë e madje edhe po qëllojnë avionët e vet. Ne besojmë se këshilltarët kanë frikë t’i thonë të vërtetën presidentit rus”, u shpreh kreu i inteligjencës britanike Jeremy Fleming.
Ai shtoi se është e qartë që Rusia po përdor mercenarë dhe luftëtarë të huaj për të mbështetur trupat e saj, përfshirë grupin Wagner.
“Grupi punon si një degëzim i fshehtë i ushtrisë ruse dhe përdoret për misionet më të rrezikshme. Ky grup po mundohet që të grumbullojë forcat nga konflikte të tjera dhe t’i dërgojë në Ukrainë”, theksoi Fleming.