Niveli i Vjosës dhe Semani vazhdon të rritet dhe një ndër zonat më të kërcënuara është Darzeza në Fier.
Për të shmangur së më shumë dëmet, ushtria do të vendosë thashë me rërë në këtë fshat.
40 efektivë të ushtrisë janë nisur në orët e mbrëmjes së të shtunës në drejtim të këtij fshati për t’u përballur me situatën.
Ndërkohë, gjatë ditës në Darzezë dhe Povelçë banorët dhe barinjtë e zbritur nga zonat malore larguan bagëtitë nga frika e përmbytjes.
Situata vështirësohet edhe me shumë duke patur parasysh se prurjet e Vjosës janë në rritje, megjithëse pompat e hidrovoreve në Darzezë dhe Seman punojnë me kapacitet të plotë.