Bota Vajza e arkitektit të Hitlerit mori një shpërblim për mbështetjen e artistëve...

Vajza e arkitektit të Hitlerit mori një shpërblim për mbështetjen e artistëve hebrenj

Vajza e Albert Speer, i cili ishte dhe arkitekti i udhëheqësit nazist Adolf Hitler, mori mbështetjen e projektit për artistët hebrenj.

Hilde Schramm, 82 vjeçe, themeloi një fondacion të saj në vitin 1994, të cilën e mundësoi duke shitur tri vepra arti.

Këto vepra u trashëguan nga babai i saj, por ajo dyshoi se ato ishin fituar ilegalisht nga familjet hebraike të persekutuara në kohën e nazizmit.

Që atëherë, Fondacioni ka financuar më shumë se 150 projekte arti dhe projekte historike të iniciuara nga hebrenjtë.

Fondacioni Obermayer shpërblen çdo vit një çmim gjerman për judenjtë që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e trashëgimisë së komuniteteve hebraike gjermane.

Speer ishte fillimisht arkitekti i Hitlerit e më pas Ministri i Forcave të Armatosura në qeverinë naziste. Ai i mbijetoi luftës, por ai vuajti dënimin me 20 vjet burg për rolin e tij në regjimin nazist. Ai vdiq në vitin 1981.