Është detyruar të qëndrojë e mbyllur në kuzhinë për dy ditë, pasi macja e saj “u çmend”, duke e sulmuar sa herë tentonte të dilte nga dhoma.
Ngjarja ka ndodhur në Rusi por lajmi është përhapur menjëherë në mediat e huaja, duke shkaktuar edhe humor.
Vajza e cila nuk ka dashur të identifikohet me emër, u shpreh se macja e saj papritur u zemërua dhe nisi ta sulmonte duke e detyruar atë “të strehohej” në kuzhinë.
Ajo tregon se sa herë që përpiqej të dilte nga dhoma, macja e cila qëndronte në korridor, e sulmonte.
Vajza arriti të dilte nga dhoma vetëm pasi një burrë i cili ishte duke kaluar pranë apartamentit së saj, e pa teksa nga dritarja e katiti të tretë, kërkonte ndihmë.
Qytetari ka njoftuar shërbimet e zjarrfikëses të cilët u ngjitën në banesën e saj përmes dritares, ndërsa me një batanijeje arritën që të “neutralizojnë” macen e egërsuar.