Emisioni investigative “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një tjetër skandal. Zyra që funksionojnë për seks online por që maskohen si “call center”. Përmes kamerës së fshehtë, e infiltruara e “Stop” takohet me menaxheren e njërës prej këtyre kompanive.
Menaxherja e porosit që nuk duhet t’u tregojë të tjerëve se çfarë ndodh realisht në zyrat e kësaj firme, por të thotë që punon në call center. Më pas i shpjegon edhe si funksionon seksi online. Përmes video-bisedave, vajza duhet të komunikojë me persona nga çdo shtet i botës. Jo vetëm kaq, por për të shmangur rrezikun që mund ta njohin, kjo firmë që maskohet si “call center”, mund të bllokojë funksionimin e linjës në Greqi apo Itali, ose në shtete të tjera ku ka emigrantë shqiptarë.
Tre minutat e para të klientit janë falas, thotë menaxherja, por më pas vajza duhet të mundohet të joshë për ta mbajtur sa më shumë në linjë. Klientët kërkojnë gjëra të ndryshme, shpjegon menaxherja, e cila e sqaron vajzën se disa meshkuj kërkojnë të bëjnë vetëm muhabet, disa kërkojnë që të zhvishesh, por ka dhe kërkesa të çuditshme që mund t’i kërkojnë t’u vjellë përsipër. Tv Klan