24 persona do të paguhen për t’u infektuar nga një virus më pak i dëmshëm se Covid-19 në një laborator në lindje të Londrës, si pjesë e një eksperimenti global. Ata do të paguhen 3 mijë e 500 paund. Këta vullnetarë do të monitorohen, hap pas hapi, nga mjekë të specializuar, ndërsa do qëndrojnë prej 14 ditësh në karantinë.
Shkencëtarët mendojnë se ky eksperiment do t’i ndihmojë ata për zbulimin e një vaksine që mund të përdoret për kurimin e koronavirusit tek të moshuarit dhe personat që kanë shfaqur probleme të tjera shëndetësore.
Testimi do të fillojë pasi Hvivo, kompania që drejton njësinë e karantinës në Qendrën e Inovacionit të Queen Mary BioEnterprises në Whitechapel, ka siguruar lejen nga Agjensia Rregullatore për krijimin e produkteve shëndetësore në Britaninë e Madhe.
Shkencëtarët do të infektojnë vullnetarët me dy lloje të zakonshme të koronavirusit, 0C43 dhe 229E, të cilat do shkaktojnë tek ata një pengesë të lehtë të frymëmarrjes.
Profesori John Oxford, një ekspert i epidemologjisë në Universitetin Queen Mary të Londrës, tha se vullnetarët do të ndiejnë simptomat e një kolle ose të ftohti, pak a shumë, të ngjashme me ato të Covid-19.