Procesi i vaksinimit në Britaninë e Madhe po ecën me ritme të shpejta dhe kryeministri Boris Johnson ka premtuar që brenda pak muajve do të marrin dozën e parë të vaksinës të gjithë të rriturit. Vaksinimi i popullatës ka dhënë efektet e para, pasi shifrat e infektimeve janë ulur ndjeshëm.
Tashmë qeveria britanike po mendon planin për daljen nga izolimi dhe rinisjen e jetës pa kufizime. BBC bën me dije se Boris Johnson do të prezantojë sot planin me katër hapa për rikthimin në normalitetet. Kreu i ekzekutivit do të prezantojë të gjithë planin në qeveri, më pas në parlament e po ashtu pritet të ketë një komunikim me qytetarët në mbrëmje.
Siç bëhet me dije faza e parë do të ndahet në dy pjesë: Nga 8 Marsi pritet që të gjitha shkollat të hapen, ku do të lejohen aktivitete sportive ne ambiente të jashtme. Ndërkohë në nga 29 Marsi pritet që të lejohen grumbullime në natyrë deri në dy familje.
Ndërkohë po në 8 Mars, me rregullat e reja do të lejohet që një qytetarë në Angli të mund të ketë vizitor në shtëpi. Po ashtu pak javë më vonë do të lejohen dhe udhëtimet jashtë qyteteve ku ata jetojnë.
Johnson në deklaratë më herët ka thënë se hapja do të jetë shumë e kujdesshme dhe të gjithë do duhet të zbatojnë masat që mbrojnë veten dhe të tjerët.