Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar sot se në të gjithë vendin që nga nisja e vaksinimi janë kryer më shumë se 206 mijë doza.
Nga Korça ku pa nga afër procesin e vaksinimit tha se dje kanë mbërritur 7020 doza nga Pfier, por pritet që të mbërrijnë dhe doza të tjera gjatë muajit Prill.
“Gjithsej janë mbi 206 mijë vaksinime. Do të vijojmë sot, janë parashikuar të vaksinuar mbi 300 të moshuar, por vijon vaksinimi dhe në qendrat shëndetësore. Dje kanë mbërritur dozat Pfizer, 7020 doza dhe deri në 22 Prill priten deri në 22 mijë doza. Po ashtu dhe në Maj priten doza të tjera nga Pfizer“, tha ministrja.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka njoftuar se këtë javë do të ulet fasha e moshës tek të moshuarit për të marrë vaksinën kundër Covid.
Rama tha se vetëm duke vaksinuar dilet nga tuneli i pandemisë, por nuk harroi pa sulmuar opozitën dhe tha se po përhapin virusin.
“Ministrja më tha që do ulim fashën dhe do të shkojmë tek plus 65 vjeç dhe kjo do të bëhet brenda javës. Sistemi po funksionon realisht sahat, ritmi është i lartë, do e mbajmë këtë ritëm me doemos, pasi sa më lart ta mbajmë këtë ritëm të lartë aq më shpejt dalim nga tuneli.
Por nga tuneli dalim edhe duke mbajtur distancimin, siç po e bëjnë kundërshtarët politik që po e bëjnë çdo ditë. Shikoni Kosovën çfarë ndodhi pas fushatës, shikoni Malin e Zi. Kjo është një situata përgjegjshmëri, mbi shëndetit nuk ka. Nën shëndetin e njerëzve janë të gjitha gjërat e tjera“, tha Rama.