Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë infektuar 801 persona me Covid 19 dhe kanë humbur jetën dy të tjerë. Në krahasim me ditët e kaluara ka një rritje të rasteve të reja, por edhe rritje të testimeve.
Ministria bën me dije se në 24 orët e fundit ata që nuk e kanë fituar betejën me Covid-19 janë një qytetar nga Elbasani 33 vjeç, një qytetar nga Vlora 73 vjeç.
Rastet e reja – Në 24 orët e fundit janë kryer 5,166 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 801 qytetarë.
Rastet e reja në këto bashki: 436 në Tiranë, 37 në Durrës, 30 në Sarandë, Elbasan, 29 në Vlorë, 24 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Shkodër, 17 në Lezhë, Gjirokastër, 10 në Peqin, Gramsh, 9 në Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, 8 në Patos, 7 në Berat, 5 në Kavajë, Klos, Përmet, Tepelenë, 4 në Kurbin, Dibër, Divjakë, Dimal, 3 në Pukë, Kukës, Vorë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, 2 në Tropojë, Krujë, Mat, Delvinë, Konispol, Skrapar, Librazhd, Prrenjas, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Dropull, Poliçan, Këlcyrë, Cërrik.
Janë 7,049 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Situata në spitale- Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 351 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,748 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (04 Janar 2022)
Raste të reja ditore 801
Të shëruar në 24 orë 351
Të shtruar në spitale 113
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 5,166
Testime totale 1,495,002
Raste pozitive 212,021
Raste të shëruara 201,748
Raste Aktive 7,049
Humbje jete 3,224
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,326
Fier 711
Durrës 645
Shkodër 451
Elbasan 441
Vlorë 433
Berat 284
Gjirokastër 225
Lezhë 213
Korçë 143
Dibër 106
Kukës 71