Kryebashkiaku i Duuësit Vangjush Dako ka marrë vendimin që të mos rikandidojë më në zgjedhjet lokale në garën për qytetin bregdetar.
Gazeta ‘Bulevard’ bën të ditur lajmin për tërheqjen e Dakos nga rikandidimi, ndërsa shkruan më tej se vendimi ka qenë tërësisht i kryebashkiakut, pasi sipas tij Durrësi ka nevojë për energji të re.
‘Objektivi ynë është që Partia Socialiste të dalë fitues në të treja Bashkitë e qarkut të Durrësit ku unë dhe gjithë strukturat e PS do të angazhohen për të drejtuar fushatën elektorale, pra në Durrës, Krujë dhe Shijak’, ka thënë Dako gjatë takimit.
Ndërkohë krye i qytetit bregdetar ka mohuar se mosrikandidimi i tij vjen si pasojë e akuzave të opozitës për përfshirje në shit-blerje votash apo përmendja në dosjen e famshme 339.
‘Ato akuza më motivojnë më shumë që ti fitojmë të treja bashkitë e qarkut të Durrësit, pasi PS gëzon mbështjetje të gjerë nga populli. Kërkoj nga ju dhe gjithë anëtarësia e Partisë Socialiste mobilizim maksimal për të fituar bindshëm dhe çuar më tej shërbimin ndaj qytetarëve dhe investimet për qytetin’, ka përmbyllur Vangjush Dako, shkruan gazeta ‘Bulevard’.