Bosi i vrarë i familjes mafioze Gambino, Frank Cali, do të prehet në një mauzole madhështor në Staten Island me pamje nga oqeani, që i ka kushtuar ortakëve të tij plot 45 000 dollarë.
Varrmihësi që kreu edhe ceremoninë mortore të tha për mediat amerikane se atij i është rezervuar një vend në qendër të ndërtesës madhështore, vendosur në majë të një kodre.
Një ditë më parë u krye edhe ceremonia mortore, ku shokët e tij e përcollën për në banesën e fundit, dhe tepër luksoze.
Cali, i lindur në Siçili, do t’i “bashkohet” në këtë mauzole me emra të tjerë të famshëm të mafias së Nju Jorkut, si Costantino Paul ‘Big Paul’ Castellano, i cili ishte kreu i familjes Gambino deri sa u vra në vitin 1985, në moshën 70-vjeçare.