Kryetari i Grupit Parlamentar i LSI-së ka ngritur akuza ndaj medias, të cilat sipas tij janë kapur nga qeveria dhe janë paguar prej kryeministrit Edi Rama.
Këto akuza Vasili ngriti pasi sipas tij media nuk pasqyroi shmangjen e interpelancës të ministres së Financave.
“Media shqiptare ca e kapur nga qeveria, ca e trashë , ca e paguar, nuk kapi detajin që ministrja e Financave nuk erdhi në interpelancë e thirrur nga LSI-ja me justifikimin se do të ishte jashtë shtetit dhe nuk mund të ishte fizikisht, ndërkohë që të nesërmen pa pikë turpi erdhi në sallën e Parlamentit”, u shpreh Vasili.
I pyetur nëse LSI i trembet një marrëveshje tjetër Rama-Basha dhe djegia e mandateve mund t’iu shkojë kot, ai nuk ka ditur të japë një përgjigje.
Në këto rrethana, në nerva e sipër ai ka reaguar ashpër ndaj gazetares.
“Nuk di të bësh pyetje, nuk e kuptova” i është shmangur përgjigjes Vasili, duke lënë të kuptohet se është i tmerruar nga një marrëveshje Rama Basha dhe nga lënia e LSI-së jashtë tepsisë së pushtetit.