E pabesueshme ajo që ka ndodhur me qytezën Vo’ Euganeo, aty ku lindi dhe u zhvillua koronavirusi në Itali.
Sot në një kohë që i gjithë vendi është gjunjëzuar para këtij armiku të panjohur, kjo zonë konsiderohet më e pastra në vend.
Po, po, vendi më i shëndetshëm.
Një gjë e tillë u konfirmua nga Guvernatori i Venetos, Luca Zaia, i cili zbulon edhe çelësin e suksesit.
“Kjo është prova konkrete që sistemi i tamponeve funksionon. Këtu tek ne ishin dy rastet e para në Itali. Ne vendosëm ti bëjmë analizat të gjithëve, plot 3 mijë personave edhe pse kishte nga ata profesorë (me ironi) që thonin se kjo ishte diçka e gabuar. Si përfundim gjetëm 66 raste pozitiev. I izoluam për 14 ditë më radhe dhe në fund ishin sërish 6 veta pozitiv. I izoluam edhe ata sërish dhe ja ku jemi sot. Në këtë mënyrë e mbyllëm ndeshjen në favorin tonë”, u shpreh numri një i Venetos.