Pas ndarjes nga jeta të Major Klodjan Tanushit mbrëmjen e së premtes ka reaguar dhe NATO duke përcjellë një mesazh ngushëllimi për bashkëshorten dhe të afërmit e tij.
“Është dhimbje e madhe që sot ka ndërruar jetë Major Klodjan Tanushi. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve të tij.
Pasi luftoi për jetën e tij, Major Klodjan Tanushi vdiq nga lëndimet e pësuara gjatë një detyre të EOD, në vijën e detyrës më 6 maj 2019, që mori gjithashtu jetën e nëntetares Zarife Hasanaj.
Kemi humbur një nga tanët, një vëlla nën armë. Në këto kohë dhimbjeje, mendimet tona shkojnë tek të dashurit, miqtë dhe kolegët e tij. Jeta e tij do të kujtohet”, thuhet në njoftim.
Major Tanushi mbeti i plagosur më 6 Maj në Letoni dhe nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.