Në Argjentinë kanë nisur hetimet ndaj Leopoldo Luque, mjekut personal të Diego Armando Maradonës.
Hetuesit kanë urdhëruar kontrollin e shtëpisë së tij, shkruan “La Nacion”, duke iu referuar pranë tyre.
Hipoteza është ajo e vrasjes nga pakujdesia, me dyshimin se futbollistit nuk i është dhënë trajtimi adekuat, dhe se Luque është i dyshuari i parë.
Sipas burimeve të gazetës “në bazë të provave që po grumbullohen, u vendos të kontrollohet shtëpia e mjekut.
Nëse konfirmohen parregullsi, mund të ngrihet akuza e vrasjes si pasojë e neglizhencës”.
Kërkimet u urdhëruan nga prokurori i Benavidez, Laura Capra, dhe nga gjykatësit dhe ndihmësit e prokurorëve të San Isidro, Patricio Ferrari dhe Cosme Irribaren.