Vdekjet në Gjermani nga COVID-19 janë shumë më të ulëta në krahasim nga vendet e tjera të prekura, sipas institutit të shëndetësisë “Robert Koch”.
Megjithatë autoritetet gjermane vazhdojnë të jenë të kujdesshëm në heqjen e kufizimeve të jetës publike dhe po i nxisin qytetarët të presin dhe të jenë të disiplinuar për sa i përket masave të distancimit shoqëror.
Në disa rekomandime dërguar kancelares Angela Merkel dhe guvernatorëve të shtetit të hënën, disa akademikë sugjerojnë se jeta publike duhet të kthehet në normalitet në një mënyrë gradule nëse plotësohen disa kushte, përfshirë stabilizimin e shkallës së infeksioneve.
Gjermania ka mbyllur shkollat, dyqanet, restorantet, këndet e lojrave dhe fushat e sportit. Gjithashtu shumë kompani vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura për të ndihmuar në luftën kundër coronavirusit.
Rasti i parë i transmetimit lokal të virusit në Gjermani u shënua më herët se në Itali, megjithatë Gjermania ka regjistrua shumë më pak vdekje. Ndërsa rasti i parë i transmetimit lokal të virusit në Itali është regjistruar më 21 shkurt. Deri në atë periudhë, Gjermania kishte nxjerrë një fushatë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe një strategji të qeverisë për të trajtuar epideminë si edhe testimet në masë të popullatës.
Numri total i vdekjeve në Itali, që ka një popullsi më të vogël se Gjermania, të hënën ishte 20,465. E dyta më e larta në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.