Në SHBA, norma e vdekjeve nga Covid-19 është sa shtatëmbëdhjetëfishi i Bashkimit Europian.
Një nga argumentet e SHBA ka qenë se pavarësisht numrit të madh të rasteve pozitive (4 milionë), numri i vdekjeve ka qenë i vogël (rreth 50 mijë).
Por një përllogaritje e publikuar në të përjavshmen “Newsweek”, tregon se në raport me çdo 1 milion banorë, situata në SHBA është shumë më e rëndë se ajo që ka përjetuar Europa deri tani.
“Më shumë se gjashtë muaj pas shpërthimit të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, amerikanët po vdesin nga Covid-19 me një normë 17 herë më të lartë se në Bashkimin Evropian dhe Kanada. Në Shtetet e Bashkuara, me një popullsi prej afro 328 milion, afërsisht tre njerëz në çdo 1 milion vdesin çdo ditë, sipas të dhënave të mbledhura nga “World in data”. Kjo është rreth 17 herë më shumë sesa ajo që ndodh në BE, ku nga një popullsi prej rreth 446 milionësh kanë ndodhur më pak se një vdekje ditore për çdo 1 milion banorë. Në Kanada, ku jetojnë më pak se 38 milionë njerëz, mesatarisht më pak se një person për milion vdes çdo ditë”.
Analiza e mësipërme e zbeh optimizmin amerikan për menaxhimin e mirë të krizës Covid.