Aktori skocez, Sean Connery, i pari dhe interpretuesi më i mirë i agjentit 007 në sagën e filmave James Bond, vdiq në moshën 90-vjeçare, njoftoi sot BBC duke cituar familjen e tij.
“Sir Sean” vdiq i rrethuar nga anëtarët e familjes ndërkohë që ndodhej në Nassau, në Bahamas. Ai nuk ishte ndjerë mirë që prej shumë kohësh”, deklaroi djali i tij, Jason Connery për BBC.
Aktori ka pasur një karrierë të gjatë të kurorëzuar me shumë çmime si një Oscar, dy Bafta dhe tre Golden Globes.
“Pafundësisht i trishtuar kur dëgjova lajmin e vdekjes së Sir Sean Connery. Ai dhe Roger ishin miq për shumë dekada dhe Roger gjithmonë pohoi se Sean ishte James Bond më i mirë i të gjitha kohërave”, shkoi në llogarin e tij në Twitter, aktori Roger Moore, i cili shkëlqeu nën lëkurën e agjentit të njohur sekret.
Sean Connery lindi në 25 gusht 1930 në periferi të Edinburgut në Skoci. Ai e kishte lënë shkollën herët dhe ishte regjistruar në Marinë në moshën 16-vjeçare.