Bota Vdes ambasadori rus në Kombet e Bashkuara

Vdes ambasadori rus në Kombet e Bashkuara

Ambasadori rus në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vitali Çurkin, i cili e mbante këtë post prej një kohe të gjatë, vdiq papritur sot në Nju Jork, në moshën 64-vjeçare, njoftoi Ministria e Jashtme ruse.

”Ambasadori Çurkin vdiq pas një ataku kardiak”, tha kjo ministri.

“Ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij”, shtoi ministria, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS.

Vitali Çurkin, i cili përfaqësonte Rusinë në OKB që nga 1 maji i vitit 2006, vdiq një ditë para se të mbushte 65 vjeç