Sport Partizani skuq Tiranën

Partizani skuq Tiranën

Është mbyllur me fitoren të kuqve me rezultatin 2-1 derbi i sotëm mes Partizanit dhe Tiranës, që shënon edhe përfundimin e javës së 22-të të Kampionatit Shqiptar në Kategorinë Superiore.

Dy golat e realizuar nga Malota në të 12’ dhe Ekuban në të 70’ kanë i kanë dhënë të kuqve tre pikët e rëndësishme në garën për kreun e klasifikimit, ndërsa në anën tjetër, goli i Teqjes në të 47’ ka mjaftuar vetëm për tu dhuruar bardhebluve një barazim të përkohshëm dhe për të ngjallur iluzionet e një pike.

Me këtë sukses 15 herë kampionët e vendit e çojnë në 12 serinë e ndeshjeve pa humbje ndaj rivalëve bardheblu.

Por ajo që ka më shumë rëndësi është fakti që fitorja e afron Partizanin katër pikë pas Kukësit (46′) kryesues dhe -2 nga Skënderbeu (44′). Kurse Tirana ndan me Vllazninë vendet 5 dhe 6, në kuotën 27.