Një 29-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në anë të rrugës në komunën e San Giuliano. Sipas mediave vendase, shqiptari është identifikuar si Besmir Shala.
Trupi i tij i pajetë u gjet në një rrethrrotullim dhe nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai mund të jetë përplasur nga ndonjë makinë gjatë natës.
Kanë qenë dy çiklistë që kanë vënë re trupin e pajetë të Shalës dhe kanë njoftuar autoritetet.
29-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motor dhe dyshohet se mund ta ketë zënë gjumi dhe është përplasur me rrethrrotullimin. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur mbetje që mund të hidhen dyshime se mund të ketë pasur ndonjë mjet tjetër të përfshirë në aksident.
Shala prej kohësh jetonte mes Italisë dhe Norvegjisë. Në pyetje janë marrë dhe familjarët e tij dhe kanë deklaruar se Besmir Shala para aksidentit ka vizituar të dashurën dhe po kthehej prej andej.
Lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet dhe do të zbardhet e plotë dinamika e plotë e aksidenti dhe shkaqet.