Një 21-vjeçar spanjoll ka humbur jetën nga COVID-19.
I riu ishte trajner futbolli pranë ekipit të rinjve të klubit modest Atletico Portada Alta.
Francisko Garsia është një nga personat me moshë më të re që ka humbur jetën nga koronavirusi edhe në rang global.
Megjithatë mjeket zbuluan se Garsia përveçse i prekur nga koronavirusi, vuante edhe nga leucemia.
E duket se kjo sëmundje e rëndë që kishte, dhe imuniteti i tij i dobët ka bërë që situata e tij të shkojë në fatalitet