Aktualitet Vdes tragjikisht 17-vjeçari shqiptar në Greqi, motori i tij përfundoi poshtë gomave...

Vdes tragjikisht 17-vjeçari shqiptar në Greqi, motori i tij përfundoi poshtë gomave të kamionit

Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi. Ngjarja e rëndë që i mori jetën Enea Topit ndodhi mëngjesin e sotëm në Kavallë.

Ai ishte duke ecur me motor me një person tjetër, kur motori është futur në rrotat e një kamioni të madh të bashkisë Kavallë, njoftojnë mediat greke.

Kamioni i plehrave po shkonte drejt landfillit të bashkisë Kavallë, kur i riu duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar nën rrotat e mjetit të madh.

Stafi arsimor i shkollës shprehu dhimbjen e thellë për ngjarjen tragjike.

Njoftimi i shkollës për vdekjen e nxënësit të tyre

“Dhimbja na pushtoi kur pak kohë më parë u njoftuam për vdekjen e nxënësit tonë në një aksident trafiku në zonën e Agios Tryphons. Studenti ynë është Enea Topi, drejtues i motorit që u fut nën një kamion plehrash të Bashkisë së Kavallës.

Një fëmijë i lumtur, i dashur nga të gjithë, sportist, lojtar i ekipit të futbollit të shkollës sonë. Zoti ia preftë shpirtin dhe i dhente kurajë familjes.

Theksojmë edhe një herë, se fëmijët i drejtojnë motoçikletat e tyre herë me patentë, herë pa leje, të pamatur dhe me rrezikshmëri të lartë brenda dhe jashtë qytetit.

Ata nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun dhe mund të pësojnë në çdo kohë. Këtë vit nxënësit e shkollës janë përfshirë në të paktën 7 aksidente të rënda. Shkolla është në zi dhe nuk është hera e parë… Le të shpresojmë të jetë e fundit.”