Bota Vdes ylli i futbollit amerikan O.J. Simpson

Vdes ylli i futbollit amerikan O.J. Simpson

O.J. Simpson, ish-ylli i futbollit amerikan, i cili u shpall i pafajshëm në një gjyq të bujshëm për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe shoqes së saj, ka vdekur nga kanceri në moshën 76-vjeçare.

”Më 10 prill, babai ynë, Orenthal James Simpson, iu nënshtrua betejës së tij me kancerin. Ai ishte i rrethuar nga fëmijët dhe nipërit e tij. Gjatë kësaj kohe tranzicioni, familja e tij kërkon që ju të respektoni dëshirat e tyre për privatësi”, deklaroi familja Simpson.

Megjithëse Simpson nuk u shpall fajtor për vdekjen e Nicole Brown Simpson dhe Ronald Goldman, tre vjet pas gjyqit penal ai u gjet përgjegjës në një padi civile të ngritur nga familjet e viktimave.

I lindur Orenthal James Simpson në San Francisko, ai fitoi trofeun Heisman duke luajtur futboll profesional për San Francisco 49ers dhe Buffalo Bills.

Ai filloi aktrimin kur ishte ende në USC dhe u shfaq në “Medical Center” përpara se të bëhej profesionist si futbollist.

Ai u shfaq në filma të tillë si “The Klansman”, “The Cassandra Crossing” dhe “The Towering Inferno”, si dhe në mini-serialin “Roots”, ndërsa ishte ende në NFL.

Pasi u tërhoq nga futbolli, ai luajti në tre filma “Naked Gun” dhe në komedinë “Back to the Beach”.