Vazhdon të rritet për fat të keq numri i humbjeve në mesin e bluzave të bardha në Itali.
Këtë të mërkurë deri në orën 17:00 janë shënuar edhe 5 viktima të tjera në radhët e mjekeve.
Më i riu ishte një mjek në Torino, Ivano Garzena, 49 vjeç.
Në mesin e të vdekurve edhe Vinceza Amato, përgjegjëse e një departamenti në Bergamo.
Sipas të dhënave të bëra publike nga urdhëri italian i mjekut, totali i bluzave të bardha që kanë vdekur si pasojë e COVID 19 në këtë vend ka shkuar tashmë 31.
Viktimat janë mjekë në spitale të mëdha apo edhe mjekë familje, ndërsa nuk mungojnë viktimat në radhët e mjekeve pensionistë të cilët ishin kthyer në detyrë pas thirrjes së bërë nga qeveria italiane për të kontribuar në këtë situatë të vështirë.