Një ngjarje e rëndë me dy viktima është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytetit.
Sipas të dhënave nga policia e Tiranës, 26-vjeçari Kliton Pira, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetasen e huaj Jawsackie Jaboah 31 vjeçe me të cilën bashkë jetonte dhe më pas është hedhur nga kati i tetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
31-vjeçarja nga Gana u dërgua menjëherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
E gjithë ngjarja është regjistruar pranë shkollës “Pjetër Budi”, në një banesë me qira ditore.
Mësohet se vajza me origjinë nga Gana, që ka dhe shtetësi franceze ka mbërritur sot në Tiranë. Nga ana tjetër bëhet me dije se banesa është marrë me qira nga Kliton Pira.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje.