Bota Duerte i Filipineve deklaron tërheqjen nga politika

Duerte i Filipineve deklaron tërheqjen nga politika

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, njoftoi tërheqjen nga planet për të kandiduar për zv.president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Duterte tha se do të tërhiqet nga politika pasi të përfundojë mandatin aktual.

Në vend dhe me “bekimin” e tij, për postin e zëvendëspresidentit do të kandidojë ish-bashkëpunëtori i vjetër dhe senatori Bong Go.

Presidentët e Filipineve janë të kufizuar nga kushtetuta në një mandat të vetëm gjashtë vjeçar. Opozita pati deklaruar se do ta çonte në Gjykatën Supreme kandidimin e dytë të Dutertes.

Ai e mori detyrën në vitin 2016 dhe nisi një fushatë të ashpër ndaj drogave ilegale, duke vrarë më shumë se 6 000 të përfshirë në këtë veprimtari. Ky bilanc alarmoi qeveritë perëndimore dhe grupet e të drejtave të njeriut.

Gjykata Penale Ndërkombëtare po i heton këto vrasje.

Duterte do të mbahet mend edhe për sulmet e tij ndaj Kishës Katolike. Ai ka deklaruar se Zoti është budalla dhe doktrina e trinisë së shenjtë është thjesht një dokërr.