Prej pesë vitesh, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Duke folur për emisionin “Mos i fol shoferit” në Ora Neës, kryebashkiaku i Tiranës ka rrëfyer se kur ishte momenti që ai kuptoi se Ajola ishte njeriu i duhur për të lidhur kurorë dhe për të formuar familje.
“Nuk e di si është për femrat, por për një mashkull, pyetja sekrete që i bën vetes te koka e vet është: A mund të jetë kjo goca nëna e çunit tim? Nëse përgjigjja është po, është e duhura. Kur i bëra këtë pyetje vetes, thashë: Po, një ditë Ajola mund të jetë mami i çunit tim dhe sot që është prej vërteti më rezulton që kisha të drejtë”, tha Veliaj.
Pjesë nga biseda:
Rudina Dembacaj: Kush është çmenduria më e madhe për Ajolën?
Erion Veliaj: Çmenduria më e madhe ka qenë kur kam ardhur nga një fluturim shumë i largët. Kam anuluar sepse ajo ishte mërzitur për ditëlindje. Ajo nuk e dinte. Anulova një konferencë, diçka shumë të komplikuarm sepse e vura re që e donte shumë prezencën time.
Rudina Dembacaj: Kur e kuptove se Ajola ishte e duhura?
Erion Veliaj: Kur i bëra pyetjen vetes: A mund të jetë kjo goca nëna e djalit tim? Thashë po. Dhe sot që është prej vërteti më rezulton se kisha të drejtë.
Rudina Dembacaj: A është ndjerë keq Ajola kur ka mësuar të kaluarën e Erjonit?
Erion Veliaj: Ajola nuk është më shumë se unë. Kamariere ka punuar në Francë për të siguruar studimet.
Rudina Dembacaj: A është dakord Ajola me qëndrimet politike dhe daljet publike?
Erion Veliaj: Ka raste kur nuk është dakord.
Rudina Dembacaj: Tani që je në fushatë ka tension në familje?
Erion Veliaj: Jo, sepse familja ime e di që unë jam në fushatë përditë. Puna e përditshme është puna. U them stafit ka fushatë nuk ka fushatë, ne do ecim me këtë ritëm.
Rudina Dembacaj: Çfarë ka ndryshuar djali tek Erjon Veliaj?
Erion Veliaj: Jam bërë më i vëmendshëm. Kemi nisur një fushatë për ushqimin e fëmijëve në çerdhe e kopësht.
Rudina Dembacaj: Çfarë bashkëshorti është Erjon Veliaj në shtëpi?
Erion Veliaj: Unë nuk di të skuq një vezë. Gjëja që di të bëj më mirë është të përdor mikrovalën. Por ndonjëherë harroj dhe kur pëlcet, Ajola hap mikrovalën dhe vë dorën në bel, aty tregon se e kam prishur.
Rudina Dembacaj: I lejon të thërrasin lali Eri, je shumë popullor du me e dit ku të pikon çatia.
Erion Veliaj: Kam ore dhe unë halle. Se më thonë ore ti i ke të gjitha në terezi, je i qeshur. U them ah ta dini sa halle, kam por roli i kryetarit të bashkisë është dhe të jesh kryetifoz i Tiranës. Nëse do ta dish se e kam nis me një pusetë që u ça në një vend, autobus që u përplas me një pemë, apo faqe kodre që u shemb.. Po të thoja këto do më thoje na fute në depresion. Prandaj është zgjedhje. Kur jeni në këtë punë duhet të rrezatojmë vetëm mirësi e pozitivitet dhe çdo njeriu ti japim idenë që na thuaj ti hallin tënd se është më i rëndësishëm se tonat. Boll telenovelë jetojmë me politikën e madhe, të paktën të ruajmë një sens sportiviteti.
Shenja e Erion Veliajt: Shigjetar.