Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka dhënë liçencën 500 administratorëve të pallateve të kryeqytetit.
“Shumica e njerëzve duan shtet, rend dhe të jenë europianë. Nuk na bën europian pasaporta, por sjellja”, ka deklaruar Veliaj në një ceremoni të zhvilluar.
Ai ka dhënë garancinë e tij se administratorët do të përfaqësojnë interesat e qytetarëve në çdo pallat.
Veliaj ka shtuar se me shpërndarjen e 500 liçencave në Tiranë janë hapur 500 vende të reja pune.