Në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar edhe me ish-ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu.
Veliaj ka publikuar një foto nga takimi në Twitter. Ish-ambasadori Arvizu rreth një vit më parë vizitoi Tiranën, ku mbolli edhe një pemë me Veliajn.
“Është bukur që njerëzit ndiejnë krenari për qytetin e tyre dhe kjo mund të inspirojë për të tjera gjëra. Unë e njoh Kryebashkiakun, por më e rëndësishmja, e di që Kryebashkiaku po punon edhe në gjëra të tjera, ndoshta jo kaq të dukshme, por që gjithashtu do të përmirësojnë jetën e njerëzve”, tha asokohe Arvizu.