Aktualitet Veliu: Kemi identifikuar 100 persona të tjerë që nuk janë vetizoluar

Veliu: Kemi identifikuar 100 persona të tjerë që nuk janë vetizoluar

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu të enjten theksoi për mediat se janë identifikuar rreth 100 persona, të cilët dy javët e fundit kanë histori udhëtimi në vendet e prekura nga Covid-19, por nuk janë vetëkarantinuar.

Veliu tha se nëse këta persona nuk do të vetëkarantinohen, ata do të ndëshkohen me një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Kreu i Policisë së Shtetit bëri me dije se janë ngritur 66 pika kontrolli në të gjithë vendin, kryesisht në rrethet; Tiranë, Durrës, Lezhë, Fier, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë.

“Këto pika kontrolli kanë 100 tableta, në një sistem duke punuar online dhe duke bërë kryqëzimin e të dhënave. Nëse është kapur në Tiranë një person, do të kontrollohet në Durrës dhe në qytetet e tjera, (pra s’ka shpëtim)”, tha ai.

Ai tha se nuk ka raste të përsëritura, por për qytetarët që duan të shkojnë në Rinas, ata duhet të konfirmojnë orarin e lëvizjes në drejtim të Rinasit, linjën e fluturimit, ose në të kundërt s’do të lejohen të lëvizin.