Djali i madh i El Chapo-s i erdhi në ndihmë vëllait të vogël duke orkestruar dhunën që detyroi autoritetet meksikane që ta lironin atë.
39-vjeçari Ivan Archivaldo Guzman dhe 28-vjeçari Ovidio Guzman Lopez u arrestuan të enjten në Sinaloa. Meksika kërkonte të arrestonte Ovidion pas një kërkese ekstradimi të vitit 2018 nga SHBA.
Burimet thanë për “New York Times” se pasi u arrestua edhe Ivani gjatë operacionit, vartësit e tij arritën ta lironin atë shumë shpejt. Më pas, Ivani organizoi një luftë të vërtetë në Sinaloa për të liruar edhe vëllain e vogël.
Ai mbajti peng disa ushtarë dhe gjithashtu rrëmbeu familjarët e këtyre ushtarëve.
Në këtë mënyrë, autoritetet u detyruan që të lironin Ovidion pasi e panë veten ngushtë dhe pa armatime pas 8 orëve luftime me Kartelin e Sinaloas.
Rezultati i kësaj beteje ishte 8 viktima dhe 20 të plagosur.