Dy vëllezër, të cilët u ndanë nga njëri tjetri në vitin e largët 1945, do të ritakohen sërish pas 77-vjetësh.
Ted Nobbs, tashmë 83 vjeç dhe vëllai i tij Geoff, 79 vjeç, kanë kaluar më shumë se shtatë dekada rreth 10 mijë milje larg njëri-tjetrit, pasi familja e tyre u nda në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Të dielën, ata do të ribashkohen kur Ted do të fluturojë për në Australi, aty ku Geoff jeton që prej moshës 7-vjeçare.
Ted, së bashku me vëllezërit e motrat Barry dhe John, u ndanë të gjithë nga vëllai i tyre më i vogël Geoff pasi nëna e tyre vdiq nga kanceri në moshën vetëm 30 vjeç, në vitin 1945.
Babai i tyre që nuk ishte i aftë të kujdesej për Geoff, që ishte 7 vjeç në atë kohë e dha për adoptim për ti dhënë atij një shans jete më të mirë.
Geoff u adoptua nga një familje që shkoi në në Australi në 1951, kur ai ishte 7 vjeç dhe që atëherë jetoi aty ku ka edhe tetë fëmijë dhe një nip.