Bota Vëmendja nga Arktiku: Fuqitë e mëdha në garë për veriun e largët

Vëmendja nga Arktiku: Fuqitë e mëdha në garë për veriun e largët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se do të jenë më aktive në Arktik për të ndaluar ndikimin në rritje të Rusisë dhe përpjekjet e Kinës për të zotëruar burimet natyrore.

Arktiku është vend i largët, tepër i ftohtë dhe jo miqësor për eksplorime tregtare dhe ushtarake.

Por me ngrohjen globale dhe shkrirjen e akujve, gjërat po ndryshojnë.

Fuqitë botërore po përpiqen të zotërojnë naftën, gazin dhe burimet e tjera minerale.

Gjatë një vizite në Danimarkë, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo zbuloi një marrëveshje për peshkimin dhe angazhimin tregtar me Ishujt Faroe, një territor danez në Atlantikun e Veriut.

SHBA-të, muajin e kaluar, rihapën konsullatën e tyre në Greenland, e cila ishte mbyllur që nga viti 1953.

Ndërkohë, ministri i jashtëm i Ishujve Faroe, Jenis av Rana është shprehur i shqetësuar pasi Arktiku mund të shndërrohet në një arenë lufte për fuqitë e mëdha.