Gratë në Zvicër jetojnë më gjatë se të gjitha gratë e tjera në botë. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur një sërë ekspertësh të cilët kanë studiuar jetëgjatësinë në 15 vende të mëdha.
Sipas këtij studimi, femrat që jetojnë në Zvicër mesatarisht jetojnë 79.03 vjet. Ndërkohë gratë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA kanë një jetëgjatësi mesatare prej 76 vitesh, duke u renditur respektivisht në vendin e gjashtë dhe të tetë.
Shkencëtarët e Universitetit të Pensilvanias, zbuluan se Australia kryeson tabelat për jetëgjatësinë e meshkujve me 74.1 vjet. Për burrat, Mbretëria e Bashkuar renditet e gjashta (72.33 vjet) dhe SHBA-ja në vendin e tetë (71.57 vjet).
Studiuesit thanë se jetëgjatësia në këto 15 vende ofron gjithashtu një parashikim më të qartë se sa kohë pritet të jetojnë njerëzit.
Dr Michel Guillot dhe kolegët e tij përdorën të dhënat nga 15 vendet me jetëgjatësi të lartë në botë. Kjo listë përfshinte Norvegjinë, Japoninë, Spanjën, Danimarkën dhe Belgjikën.
Gratë australiane renditen në vendin e dytë me 78.9 vjet, ndërkohë që Norvegja renditet në vendin e tretë me një mesatare jetëgjatësie prej 78.61 vjet.Italia renditet e fundit për jetëgjatësinë e grave me një mesatare prej 72,14 vitesh.
Ndërkohë burrat në Suedi dhe Zvicër renditet në vendin e dytë me 74.02 vjet dhe në vendin e tretë me 73.7 vjet.
Meshkujt nga Portugalia vetëm një jetëgjatësi prej vetëm 64,77 vjet, duke i vendosur ata në fund të renditjes.
“Besimi popullor është se Japonia dhe vendet nordike renditen të parat në aspektin e shëndetit, mirëqenies dhe jetëgjatësisë. Por ato që udhëheqin janë Australia dhe Zvicra”, thotë Collin Payne, eksperti që drejtoi studimin. “Rezultatet kanë të bëjnë shumë me stabilitetin afatgjatë dhe tregojnë se Australia ka ruajtur një standard të lartë jetese për një kohë të gjatë”, thekson ai.