Harrojini Alpet. Kur fillon stina e dimrit, Ballkani ofron një mori vendpushimesh për të bërë ski me shumë aktivitete dhe pak para. Nga majat e larta të Malit të Zi dhe Maqedonisë në malet e Bosnjës, Kosovës dhe Shqipërisë, Ballkani ofron shumë alternativa për t’u argëtuar në ditët e ftohta të dimrit.
Bosnja – Tre malet “olimpike”
Tre malet “olimpike” të Bosnjës, Jahorina, Bjelasnica dhe Igman, janë një ndër vendet më të bukura dhe të favorshme për ski në Ballkan. Tre vendpushimet e skive me kalimin e kohës janë kthyer në shtyllën kurrizore të turizmit dimëror në Bosnje. Jahorina u rendit në mesin e 10 vendpushimeve më të mira për ski në vitin 2018 nga Mbretëria e Bashkuar.
Autoritetet e Bosnjës po përpiqen të përmirësojnë infrastrukturën në rajon duke ndërtuar një teleferik prej 10 milionë eurosh në qendrën e skive, pranë malit Vlasiç, i njohur gjithashtu si “Kitzbuhel i Bosnjës”, një vend që përpos borës ofron edhe punime artizanale për turistët. Duke filluar nga sezoni i vitit 2019, Jahorina gjithashtu, ka pajisje që mund të krijojnë borën në mënyrë artificiale për të zgjatur periudhën e turizmit.
Bullgari – Mali i Pirinit
Duke pasur 39 vargje të ndryshme malore, secila me bukuri të saj, Bullgaria ka mbetur relativisht e pazhvilluar në aspektin e turizmit të skive. Vetëm rreth 1.2 milion turistë të huaj vizitojnë vendin në dimër, krahasuar me rreth 4.5 milion që vizitojnë plazhet e mrekullueshme në muajt e verës.
Vend pushimi i quajtur Bansko në Malin e Pirin mbetet një ndër pikat e vetme të skive të cilat janë të preferuara nga adhuruesit e skive duke përfituar për të marr pjesë në kampionatin e kupës botërore. Por një “perlë e fshehur” e sporteve dimërore të Bullgarisë është edhe Borovets, një fshat i vogël vetëm 72 kilometra nga Sofja. Çmimi i akomodimit ndryshon nga apartamentet luksoze. Një natë në këtë vend kushton vetëm 20 euro. Abonimi i përditshme për teleferikun kushton 30 euro në ditë për të rriturit dhe 16 euro për fëmijët, ndërsa abonimi javor kushton 170 euro për të rriturit dhe 80 për fëmijët.
Gjithashtu në shpatet veriore të maleve më të lartë të Ballkanit ndodhet edhe qyteti i vogël, Rila që është 1400 metra mbi nivelin e detit dhe adhuruesit e skisë mund të shkojnë me teleferik për të parë pamjen.
Kosovë – Brezovica
Udhëheqësit e guidave turistike tregojnë për një vend pushim shumë të famshëm për ski në Kosovë, si Brezovica. Fshati i vendosur në afërsi të qytetit perëndimor të Prizrenit, në Parkun Kombëtar të Maleve të Sharrit, ky vend shërben si një rezervë për olimpiadat dimërore. Turistët gjithashtu thonë se megjithëse ngjitja e malit është e mrekullueshme, rruga me dy korsi shpesh është vështirë për kalimin e makinave. I njohur për skiatorët profesionistë për malet e pjerrëta, turizmi mbetet pak i zhvilluar për shkak të mosmarrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë mbi pavarësinë. Të dy palët pretendojnë pronësinë e këtij vendi. Si rezultat, të gjitha përpjekjet për të privatizuar dhe rindërtuar vend pushimin, duke përfshirë një marrëveshje prej 410 milionë eurosh në 2016, midis dhe Compagnie des Alpes (një kompani franceze e krijuar në vitin 1989 për të operuar në shumë vendpushimet e skive) dhe qeverisë së Kosovës ka dështuar.
Shqipëria –Dardha, Korçë
Dardha në rrethin e Korçës është një fshat jo shumë i vjetër dhe është themeluar prej rebelëve që përndiqeshin nga Turqia, më së shumti për arsyen se nuk donin të ndryshonin fenë. Ky fshat ndodhet 19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike mbi 1300 metra. Dardha është një fshat shumë i njohur për shqiptarët, jo vetëm për natyrën dhe klimën e saj, por edhe për ruajtjen e traditave.
Një fshat qe ka me tepër se 10, 000 vizitorë ne vit dhe ofron mundësinë për te zbuluar peizazhe të bukura si dhe aktivitete dimërore. Në Dardhe është një piste ku vizitoret mund të bëjnë ski e cila quhet “Bigëll”. Për të bërë ski dhe për të parë vendin nga lart, janë në dispozicion të turistëve dy teleferikë që i transportojnë në pikën më të lartë të malit. Zona e sporteve dimërore ndodhet midis lartësive prej 1,585 dhe 1,663 m.
Maqedoni – Mavrova
Maqedonia është një vend malor me disa vend pushime rajonale për ski. Dy nga vendet më të njohurat janë Mavrova dhe Popova Shapka, në perëndim të Maqedonisë. Popova Shapka është në një nga vendet me malet më të larta. Mënyra e vetme për të bërë ski në këtë vend është të ngjitësh me teleferik në shpatin e malit. Përgjithësisht lartësia e maleve në këtë vend vijon nga 1,708 lartësi deri 2,525 metra dhe e gjithë zona është kthyer në një park kombëtar.
Pjesa më e mrekullueshme e zonës është liqeni i madh artificial që në brendësi ka një kishë (Shën Nikolla) e cila është përmbytur. Të gjitha banesat ku mund të akomodohen turistët janë të vendosura rreth liqenit.
Mali i Zi – Zabljak
Mali i Zi është i famshëm për malet e thyer, fshatrat mesjetare dhe plazhin përgjatë vijës së Adriatikut. Zabljak, qyteti me malet më të larta në Ballkan, është portë për një zonën tepër të bukur për ski, ku gjatë dimrit trashësia e borës shkon deri në 2 metra. Gjatë këtij viti, turistët mund të shkojnë për të vizituar vendin e quajtur Savin Kuk ose Liqenit të Zi me anë të motorëve të borës. Për të rriturit kjo eksperiencë kushton 15 euro në ditë, ndërsa fëmijët paguajnë gjysmën e çmimit.
Kolashin, është një tjetër vend pushim për të bërë ski, në Malin e Zi. Ky vend është vetëm 90 minuta larg kryeqytetit të Podgoricës. Përpara vitit 2008 vendi nuk ishte shumë i zhvilluar sepse turistët preferonin Zabljak dhe Kopaonik në Serbi, por me ndërtimin e dy hoteleve kryesore gjithçka ndryshoi. Kolasin është një vend i mirë si për fillestarët dhe për skiatorët me eksperiencë.
Serbi – Kopanik dhe Zlatibor
Serbia ka shumë vendpushime dimërore. Kopaonik, i cili është një ndër vend pushimet më të mëdhenj. Në këtë vend ofrohen mundësi për të gjitha për sportet dimërore. Ndërsa Kopaonik është vendpushimi më i madh, Zlatibor, në jugperëndim, ka edhe muze, shpella dhe ujëvara.
Shumë turist të huaj kanë preferuar edhe vendin e quajtur Divcibare për pushime të fundjavës. Ky vend është rreth 120 kilometër larg nga Beogradi. Edhe pse është më i vogël se Kopaonik dhe Zlatibor, ka gjithçka për të pasionuarit e skive./Ballkan Insight/